Cristiano Ronaldo protagonist. Sulmuesi portugez ka realizuar gol me penallti në ndeshjen mes Al Nassr dhe Al Shorta, takim ky i vlefshme për Arab Champions Cup.

Për yllin portugez ky është goli i katërt radhazi në këtë kompeticion. 38-vjeçari në sezonin e parë me Al-Nassr ka luajtur 16 ndeshje në Saudi Professional League dhe gjetur rrugën e rrjetës plot 14 herë.

Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e Ronaldos në sezonin që fillon pas pak ditësh. Al Nassr është një nga favoritet kryesore për të fituar kampionatin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: