Recete nga znj Eneida
Përbërësit
200 gr krem djathi
300 gr hallvasi
100 ml pana për ëmbëlsira
100 gr biskota të thërrmuara
100 gr arra
Kakao
Përgatitja
Bashkojmë kremin e djathit me panën dhe i rrahim me mikser. Shtojmë aty hallvasinë e thërrmuar me dorë, biskotat, arrat e grira, formojmë një brumë dhe e lëmë të pushojë rreth një orë. Më pas formojmë toptha, i kalojmë në kakao ose në sheqerna apo copëza çokollate dhe i servirim.
(BalkanWeb)
