Një person ka humbur jetën nga një tornado që goditi zonën Val-d’Oise, në veri të Parisit, njoftoi Ministri i Brendshëm.

Sipas burimeve, disa persona të tjerë janë plagosur si pasojë e fenomentit ekstrem të motit, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër situatën.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë dy vinça të mëdhenj që shemben nën fuqinë e tornados, e cila përfshiu periferitë e Parisit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: