Chelsea i Graham Potter ka dalë me 3 pikë nga King Power Stadium (Leicester), pas fitores 1-3 me Leicester.

Blutë e Londrës festuan që në minutën e 11-të me Chilëel. Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat me Dakan, në të 39-tën. Kay Havertz do i jepte epërsinë Chelseat (45+6’), për herë të dytë në këtë ndeshje.

Suksesi do sigurohej nga Kovacic (78’). Faes do ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 87’të, duke lënë ekipin e Rodgers me një lojtar më pak.

Tottenham nuk fal. Skuadra e Contes likuidoi 3-1 Nottingham. Harry Kane ishte në një natë të mirë, pasi realizoi dopietë. Emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Son. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Worral.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb