Tottenham ka barazuar 2-2 me skuadrën e Brentford, në ndeshjen e vlefshme për Premier League, në Boxing Day.

Ekipi i Frank surprizoi Spurs që në minutën e 15-të me Janelt. Modestët e kampionatit anglez do dyfishonin shifrat me Toney, në minutën e 43-të, por goli do anulohej për Offside.

Gjithsesi, po i njëjti autor do dërgonte vërtetë në festë skuadrën në minutën e 54-të.

Skuadra e Contes do mund të merrte një pikë, pas golave të Kane dhe Hojbjerg.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: