Numërimi ka nisur mbrapsht dhe vetëm 1 orë na ndajnë nga starti i derbit Tirana-Partizani.
“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë pamje nga brenda stadiumit “Air Albania” ky do të zhvillohet ndeshja. Nga pamjet shikohet që numri i tifozëve nuk është ai që pritej kjo për shkak edhe të pozicioneve ku ndodhen skuadrat.
Bardheblutë ndodhen në krizë totale me 7 pikë teksa në 14 javë kanë marrë vetëm 1 fitore atë në fazën e parë pikërisht në derbin ndaj të kuqve. Nga ana tjetër “demat” duket sikur e kanë marrë veten dhe pozicionohen në vendin e 6-të me 17 pikë.
