Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara në vendin ku u regjistrua shpërthimi me tritol, ku shënjestër ishte garazhi i banese në Shkodër.

Shpërthimi ndodhi në lagjen ’10 Korriku’, në ‘Rrugën e Karahases’. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Senad Nikshiqi, tritoli ka shkaktuar disa dëme te garazhi.

“Në lagjen ’10 Korriku’, në rrugën e ‘Karahases’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: