Një video e dhunshme, ku shfaqet një i mitur duke goditur një tjetër të mitur ka bërë xhiron e rrjetit.
Incidenti ndodhi në qytetin e Niles, në Michigan, që ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi bëhet fjalë për një sulm brutal të ndodhur brenda një autobusi shkolle.

Në video, që është bërë nga një nxënës, shihet një vajzë e klasës së 5-të (pra rreth 10-11 vjeç) duke goditur me grusht një djalë gjashtë vjeçar pasi më parë ata ishin përleshur me të bërtitura dhe sharje. Sipas Daily Mail, sherri duket se ka nisur për shkak se djali i vogël ka tentuar të hedhë celularin që vajza mbante në dysheme. Tensioni u përshkallëzua shpejt dhe 10-vjeçarja u ngrit nga vendi dhe sulmoi egërsisht vogëlushin.

Teksa e rreh pa mëshirë, dëgjohet një shoqe e klasës duke qeshur, duke e paralajmëruar se skena po kapet në video. Në një moment djali i kërkon të ndalojë, por më pas ai vazhdon ta mallkojë me inat. Videoja e sulmit brutal u bë virale, duke ngritur shumë pikëpyetje për prindërit e zonës, të cilët nuk mund ta kuptojnë se si është e mundur që një i rritur të mos ndërhyjë për të parandaluar që gjërat të përshkallëzohen. Në një deklaratë të lëshuar nga shkolla theksohet se në momentin e përleshjes në autobus nuk kishte asnjë shoqërues, ndaj i vetmi i rritur i pranishëm ishte shoferi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: