Vdekja e një vajze 15-vjeçare, e cila u qëllua nga oficerët e policisë teksa vraponte drejt tyre për të kërkuar ndihmë, ka shkaktuar zemërim në Kaliforni. Videoja që po bën xhiron e internetit që prej ditës së djeshme zbulon atë që ndodhi në autostradën 15 në Hesperia më 27 shtator 2022. Videoja u bë publike për herë të parë dy vjet pas tragjedisë, me kërkesë të gazetarit Joey Scott, i cili në postimin e tij në X foli për keqinterpretimin e fakteve nga Sherifi i Qarkut San Bernardino.

Sipas New York Post, adoleshentja u raportua e zhdukur pasi nëna e saj, Tracy Martinez, u vra nga babai i saj, Anthony John Graziano, më 26 shtator 2022. Një ditë më vonë, policia gjeti automjetin e Anthony, që besohet se kishte rrëmbyer, vajzën e tij pasi vrau nënën e saj dhe e kanë ndjekur për rreth 110 km. Në sediljen e pasagjerit të mjetit ndodhej edhe vajza.

Kur Graziano më në fund e kuptoi se nuk mund të ikte, hapi zjarr ndaj oficerëve me një armë gjysmë automatike dhe ndaloi automjetin. Më pas, vajza ka dalë nga dera e pasagjerit, ndërsa njëri prej policëve i ka bërtitur që të vrapojë drejt tij.

Pak sekonda më vonë dhe teksa adoleshentja po vrapon drejt një veture policie për të shpëtuar veten, oficerë të tjerë e hedhin dhe ajo bie përtokë e gjakosur, ndërsa kolegu i tyre u bërtet atyre që të ndalojnë të shtënat sepse i dyshuari ndodhet në makinë.

Vajza u dërgua në spital ku u konstatua vdekja, ndërsa babai i saj vdiq në vend nga zjarri i policisë.

Sipas raportit të NYP, oficerët nuk mbanin kamera në uniformat e tyre gjatë operacionit dhe pas incidentit Sherifi i San Bernardino tha se vajza dukej se kishte veshur diçka si “pajisje ushtarake” kur doli nga automjeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb