News24 ka siguruar pamje nga ngjarja e rëndë në Kamëz, ku humbën jetën dy vëllezër dhe mbeti i plagosur vëllai i tretë i tyre.

Nga pamjet shihet se trupi i 30-vjeccarit Selam Islamaj është ende i shtrirë në vendngjarje.

Policia sqaron se pas të shtënave me armë, 30-vjeçari ndërroi jetë menjëherë, ndërkohë që dy vëllezërit e tij u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.
Për fat të keq 48-vjeçari Nazmi Islamaj nuk mundi të mbijetonte.

Autori i ngjarjes, punonjës i Policisë Ushtarake, Ngushëllim Manzi nuk ka dhënë ende deklaratën e tij në polici, pasi ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Mësohet se autori dhe viktima ishin fqinj dhe gjithçka ka ndodhur në rrugë pas një konflikti të çastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb