Një tubim solidariteti për grevistin e urisë Pano Ruçi, babain e 22-vjeçarit Denis i cili u vra në aksidentin hekurudhor në Tempi, u zhvillohet në Sintagma të Greqisë.

Dhjetëra njerëz janë në vendngjarje, me tubimin që ishte parajmëruar në orën 18:30 për sot, të dielën. Babai i Denisit vazhdon grevën e urisë për të 14-ën ditë.

Tubime po zhvillohen edhe në qytete të tjera të Greqisë, si në Selanik, Patra, Larisa, Heraklion dhe Rethymno.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb