NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

800 gr mish viçi
1 qepë, 2 domate
150 gr pure domate
300 gr bamje
2-3 speca me ngjyra të ndryshme
2 patëllxhanë, 2 kunguj
2 karrota, 1-2 kokrra patate
4 thelpinj hudhër
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Pergatitja
Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë Celsius. Lajmë dhe pastrojmë perimet dhe i presim ato në kubikë mesatare ose në feta me trashësi 5 mm. Bamjet i qërojmë nga bishtat dhe të gjitha perimet bashkë i vendosim në një tavë me 2-3 lugë vaj ulliri kripë dhe piper të zi. I përziejmë mirë dhe i vendosim në furrën e parangrohur për 20 minuta.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe në një tenxhere kaurdisim mishin me 2 lugë vaj ulliri së bashku me qepën të prere në rrathë ose në kubikë. Sapo qepa të zbutet shtojmë domatet të prera në kubikë (pasi i kemi qëruar lëkurën) dhe e lemë të ziejë për 5 minuta. Më pas shtojmë salcën e domates, kripë dhe piper të zi dhe e lemë mishin të ziejë. Pasi mishi të jetë zjerë ose shtojmë perimet në tenxhere duke i dhënë valë për vetëm 10 minuta në zjarr të ulët ose e vendosim mishin me pak lëng në tavë, e mbulojmë me letër alumini dhe e lemë në furrë për 15-20 minuta derisa perimet të përthithin lëngun dhe të marinohen. Në fund e servirim të ngrohtë dhe nëse dëshirojmë mund ta pudrosim me pak majdanoz.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: