VLORA

Një lokal është përfshirë nga flakët në Zvërnec të Vlorës. Gazetari Enrik Mehmeti raporton ‘live’ për BalkanWeb momentet kur lokali digjet teksa pushuesit janë larguar nga paniku kurse vetë pronarët e subjektit kanë neutralizuar zjarrin me rrjete rrethanore si kova apo zorrë me ujë.

Ndërkohë zjarri i rënë në lokal ka bërë që ambienti përreth të mbulohet nga tymi.

Pushtuesit të cilët sot ishin në Zvërnec kanë parë një skenë paniku teksa nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i zjarrit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb