Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme ne Londër ku u përfshi nga flakët një depo në Bridge Road. Sipas burimeve nga autoriteteve, në terren janë 150 zjarrfikës dhe 25 automjete. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.
Flakët përfshinë një ndërtesë dy-katëshe që përdorej si depo dhe dyqan shitjeje me pakicë, rreth tre të katërtat e saj janë përfshirë plotësisht nga zjarri.
Zjarrfikësit u kërkuan banorëve të zonës të mbyllin dyert dhe dritaret për shkak të sasisë së madhe të tymit të zi që po prodhohet.
Tym i dendur shihej në një pjesë të gjerë të Londrës perëndimore.
Situata konsiderohet tepër e rrezikshme pasi brenda depo-s dyshohet se ka fishekzjarre dhe bombola gazi. Për shkak të rrezikut të shpërthimeve të menjëhershme, të gjithë zjarrfikësve u është dhënë urdhër të tërhiqen dhe të vazhdojnë ndërhyrjen nga një distancë e sigurt.
Tymi i trashë vazhdon të jetë i dukshëm në një pjesë të madhe të perëndimit të Londrës, dhe autoritetet përsërisin thirrjen: mbani të mbyllura dritaret dhe dyert derisa të jepet sinjali i qetësimit.
