Aksi rrugor Tropojë–Valbonë është funksional pas bllokimit që pësoi nga reshjet e borës mëngjesin e të premtes.
Në pjesët ku ka prezencë akulli vijon kriposja, ndërsa në një pjesë kanë filluar reshjet e shiut.
Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të moderojnë shpejtësinë, të rrisin vigjilencën gjatë drejtimit të mjetit dhe të ndjekin udhëzimet me qëllim shmangien e rreziqeve nga kushtet atmosferike.
