News24 sjell pamje nga shpërthimi i ndodhur në Tiranë, në një dyqan shërbimesh interneti, në pronësi të Endri Meksi.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës.
Siç shihet edhe nga pamjet janë shkaktuar dëme materiale. Ka dyshime se ka të bëjë me një formë kërcënimi.
Ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit, dhe kapjen e autorit. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e kërcënimet, megjithatët hetimet vijojnë dhe pritet të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë.
