Janë publikuar pamjet, kur tre efektivë merret në krahë nga kolegët, pasi ishin lënduar nga kapsollat e protestuesve.
Tre efektivët u dëmtuan në protestë nga tymueset dhe kapsollat e protestuesve. Të lënduarit janë dërguar për kurim në spital. Ata janë dëmtuar në sy, fytyrë dhe në krahë.
Efektivët u lënduan, pasi protestuesit hodhën kapsolla në drejtim të kordonit policor të ngritur përpara Kryeministrisë.
Incidenti ndodhi, në kohën që lideri demokrat Sali Berisha u ngjit në podium.
(Balkanweb)
