Pas momenteve të tensioneve në Kuvend, gjatë kohës kur në foltore nis të fliste zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, dhe pas përjashtimit të Agron Shehajt, seanca u ndërpre për 5 minuta.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga LSA, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi dhe ndërprerjen e seancës, ka shkuar pranë Shehajt, ku shfaqet duke biseduar me të.
Kujtojmë se në së shenjë proteste gjatë kohës që Balluku nisi të fliste, deputetetë opozitarë u larguan nga salla përveç disave, me pretendimin se ‘nuk mund të dëgjonin një të korruptuar’. Në sallë ishte vetëm kreu i ‘Mundësia’, Agron Shehaj, Tedi Blushi dhe Erlad Kapri, Brunilda Haxhiu e PL, Ana Dajko dhe Artan Luku.
