Ka shkuar në 18 numri i të plagosurve nga rrëzimi i avionit të “Delta Air Lines” gjatë uljes në Toronto të Kanadasë, pasditen e të hënës. Siç pohojnë zyrtarët e aeroportit, avioni me gjithsej 80 persona në bord u përmbys për shkak të erërave të forta pas një stuhie bore në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson. Pista e asfaltit ishte e mbulur nga akulli dhe bora.
Në veçanti, tre persona në bordin e fluturimit DL4819 nga Minneapolis, SHBA, pësuan lëndime të rënda, me tyre një fëmijë, ndërsa 15 persona të tjerë u dërguan menjëherë në spital.
Disa nga të plagosurit kanë lënë spitalin, tha kompania ajrore Delta disa orë pas incidentit.
Siç tregohet në videot e publikuara pas aksidentit, të paktën një nga dy krahët e avionit ishte shkëputur.
Në pamje duket momenti teksa avioni ishte i kthyer përmbys në pistën e aeroportit dhe pasagjerët që dalin prej tij. Disa automjete zjarrfikëse vepruan menjëherë në vendin e ngjarjes për të shmangur përfshirjen e avionit nga flakët.
Autoritetet kanadeze thonë se do të hetojnë shkaqet e rrëzimit.
(BalkanWeb)
