Protesta e sotme, e 171-ta kundër qeverisë është shoqëruar me tensione të shumta ndërmjet protestuesve dhe efektivëve.
Dhuna e policisë ndaj protestuesve ka qenë e dukshme, si në shoqërime, ashtu edhe në shtyrje apo goditje direkt ndaj qytetarëve.
Dhuna ka qenë aq e pranishme, sa një nga protestuesit ka përfunduar me plagë tek Trauma, raporton gazetari Osman Stafa.
I dhunuari nga efektivët është Lulzim Gjini, që është dhunuar tek zona e ish-Dinamos. Gjini është goditur me shkop gome.
Gjini shprehet se policia e ka dhunuar dhe e ka masakruar. Ai deklaron se dhuna është ushtruar jo vetëm ndaj tij, por edhe protestuesve të tjerë.
