Një sulm ushtarak rus shkaktoi dëme të konsiderueshme në një spital rajonal në qytetin lindor të Ukrainës, Severodonetsk. Pamjet që shihni tregojnë imazhet e asaj çka ka shkaktuar sulmi, ku gjithçka duket e shkatërruar.
Videoja tregon dritaret e shpërthyera në shkallët e një spitali, ndërsa një derë aty pranë është hedhur në erë. Në një korridor, shihen më shumë mbeturina të shpërndara rreth shtretërve të spitaleve. Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, tha se një grua u vra në sulmin ushtarak.
“Rusët e dinin që spitali nuk ishte bosh dhe se kishte pacientë që trajtoheshin nga mjekët. Edhe kjo nuk i ndaloi ata. Në fakt, rusët donin të vrisnin të plagosurit dhe ata që përpiqeshin të ndihmonin këta vendas të mbijetonin, mjekët e tyre.”, tha Hayday.
Ukrainasit u referohen shpesh ushtarëve rusë me fjalët poshtëruese, “orcs”, duke i krahasuar ata me ushtrinë antagoniste të John Ronald Ruel, “Zoti i unazave”. Hayday tha se kanë mbetur vetëm dy spitale funksionale në rajonin e Luhansk: ky në Severodonetsk dhe një tjetër në qytetin e afërt të Lysychansk. Ai shtoi se spitali rajonal në Severodonetsk po vazhdon të funksionojë, pavarësisht se ka dëme “të konsiderueshme”.
(BalkanWeb)
