Këtë të enjte u zhvilluan ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League. Manchester United mundi pastër 0-3 Bilbaon në transfertë.  Dalja me karton të kuq e Vivian kushtëzoi ndeshjen, me sfidën që u kthye në malore për vendasit.

Casemiro realizoi për “Djajtë e kuq”, ndërsa spikati Bruno Fernandes me dopietë. Tottenham fitoi 3-1 ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt, duke marrë një rezultat të rëndësishëm për aktin e kthimit.

Në Conference League, Chelsea nuk fal dhe thyen 1-4 Djugarden. Betis-Fiorentina përfundoi 2-1.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb