Ushtria amerikane ka njoftuar se ka sulmuar një motoskaf në paqësorin lindor, pas dyshimeve se po transportonte drogë. Sipas mediave ndërkombëtare, kanë humbur jetën 4 trafikantë.

Që nga fillimi i shtatorit, SHBA ka bombarduar me motoskafë që transportonin drogë në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor.

Sipas deklaratave të Presidentit Trump të paktën 99 persona janë vrarë nga këto sulme.

Megjithatë ekspertët e OKB kanë vënë në pikëpyetje legjitimitetin e këtyre operacioneve.

Administrata Trump akuzon konkretisht Presidentin Venezuelan Nicolas Maduro si kreun e një rrjeti trafikimi droge, diçka që ky i fundit e mohon, duke akuzuar Uashingtonin se kërkon ta rrëzojë atë me qëllim që të sekuestrojë rezervat e naftës të vendit latino-amerikan, të cilat janë ndër më të mëdhatë në botë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb