Teksa forcat ruse vijojnë sulmet e ashra me raketa, edhe Ukraina ka vënë në punë sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, ku me raketat M31 me rreze veprimi prej 80 kilometrave, goditën caqet ushtarake ruse.

Mbrëmjen e të shtunës, ushtria ukrainase ka vijuar taktikën e shënjestrimit të depove të municioneve ruse, por edhe granatimin e disa ndërtesave civile që rusët po i shfrytëzojnë si baza ushtarake në Donbas.

Kësaj radhe sulmet kishin për cak depot në Alchevsk, që gjendet rreth 51 kilometra larg vijës së frontit në Luhansk.

Edhe kësaj radhe siç ndodhi më herët, ukrainasit kryen sulmet me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, ku me raketat M31 me rreze veprimi prej 80 kilometrave, goditën caqet ushtarake ruse.

Raketat ishin lansuar nga pjesa lindore e vendit të quajtur Bahmut, që akoma është nën kontroll e ukrainasve. HIMARS goditi depot ushtarake të rusëve në Shaktarsk.

E kjo nuk është hera e parë që ukrainasit po e përdorin këtë sistem të avancuar raketor amerikan për të goditur rusët.

Madje, ata nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kishin bërë thirrje që t’iu dërgohen sa më shumë sisteme të tilla raketore.

Një prej arsyeve është preciziteti i paparë, si dhe rrezja e mesme e veprimit, që i mundëson ukrainasve të godasin nga distanca pa pasur nevojë të afrohen tutje dhe të rrezikojnë jetën e ushtarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb