Në Berlin u mbajt një protestë kundër Qeverisë, në vijim të tubimeve që kanë përfshirë Tiranën dhe qytetat e tjera të vendit, prej pakënaqësisë në rritje ndaj pushtetit. Pjesëmarrësit kërkuan largimin e qeverisë, transparencë për Zvërnecin dhe llogaridhënie nga institucionet. Vala e protestave për Zvërnecin ka kapërcyer tanimë kufijtë. Organizatorët e paraqitën tubimin si një reagim qytetar të diasporës, me mesazhin se protesta ishte kundër qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama.
