Valentino Corleone është një nga personazhet më kontroversë shqiptarë, i cili sa herë që shfaqet në publik, fiton vëmendjen të madhe jo vetëm të njerëzve, por edhe të mediave rozë me deklaratat e tij, shpesh edhe të çuditshme.

Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin “N’Kosovë Show”, ku spikati si zakonisht.

Por gjithashtu regjistroi edhe një ‘incident’ të paparë kurrë më parë. Ndërsa ishte duke folur, ai ka vendosur ta ndërpresë bisedën, për të shkuar në… me shumë gjasa në banjë.

Moderatori i emisionit, i detyruar nga fakti se Vali thuajse nuk priti miratimin, por ishte ngritur për t’u larguar nga studio, e kuptoi dhe e mori shumë shpejt nën kontroll situatën, duke kërkuar futjen e reklamave.

“Dona me shku…scusa”, tha Vali duke bërë me gisht dhe menjëherë drejtuesit kërkoi marketing.
Gjestin e tij mund ta shihni në minutën 31:08. Në emision Valdrin Sylejmani i ashtuquajtur Vali Corleone flet edhe për fuqitë e tij të mbinaturshme dhe madje hedh dyshime se mund t’i kenë futur mikrocipa në trup për ta përgjuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: