Zonja e Parë, Melania Trump ka mahnitur në ballon inauguruese presidenciale, teksa ka vallëzuar me Presidentin Donald Trump.
Pasi bëri betimin më 20 janar në Capitol Hill, Melania iu bashkua bashkëshortit të saj në ballo duke lënë mbresa me fustanin elegant që kishte zgjedhur të vishte.
I thjeshtë, por mahnitës, fustani i Melania ishte pa rripa dhe i theksuar me disa shirita të zinj, duke mishëruar elegancën minimaliste.
Një choker i trashë i zi dhe flokët e saj të stiluara thjesht, ishte komplotuesi i look-ut të Zonjës së Parë.
Presidenti kishte veshur një kostum të zi klasik me këmishë të bardhë dhe papion.
(BalkanWeb)
