Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është shfaqur mbrëmjen e sotme në krah të kryeministrit Edi Rama, gjatë inspektimeve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në qytetin bregdetar.


Siç mund ta shihni dhe në video, Dako shfaqet vetëm në një moment, ku dëgjohet duke thënë: “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, ndërsa kryeministri Edi Rama i thotë: “Ok”.



Kryeministri Rama shoqërohej në rrugët e qytetit të Durrësit nga ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, me kompetencat e ministrit fuqiplotë që pas tërmetit që dëmtoi qindra mijëra ndërtesa në Durrës dhe Thumanë, si dhe iu mori jetën 51 personave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb