Pas fitores në El Clasico, Real Madrid vazhdon të bëjë mirë, pasi këtë herë triumfoi 0-3 ndaj Elches.

Takimi i La Liga ishte mjaft interesant, por njëkohësisht edhe i çuditshëm. Los Blancos iu mohuan 3 gola, që të gjithë për pozicion jashtë lojë.

Dhoma e VAR-it dhe kryesori Manzano konsideruan të parregullt golat e Benzema (X2) dhe Alaba.

Gjithsesi, Valverde i dha avantazhin ekipit të Ancelotti në minutën e 11-të, ndërsa fituesi i Topit të Artë, Benzema nuk mund të mos linte gjurmë në këtë sfidë pas realizoi golin e qetësisë 15 minuta nga fundi. Goli i Asensios në fund thelloi shifrat.

Real Madrid nuk ndalet dhe tashmë e sheh veten në vendin e parë me 6 pikë më shumë se Barcelona, me katalanasit që kanë për të zhvilluar një ndeshje më shumë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb