Sikur të mos mjaftonin vatrat e zjarrit në Dukat lart dhe në mal afër Llogarasë, një vatër e re zjarri është raportuar këtë të hënë në Dukat Fushë.

Nga pamjet e siguruara nga vendgjarja, zjarri duket se ka djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe vatra është ende aktive. Të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, flakët po përparojnë drejt disa banesave.

Ndërhyrja nga toka aktualisht është e vështirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb