Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, ish-kandidatja për deputete në listën e hapur të qarkut të Durrësit, Ilirjana Kuçana, e pyetur në studion e News24, për vendimin e Kushtetueses për Belinda Ballukun, tha se ky vendim ishte paralajmëruar.

“Gjykata Kushtetuese është kapur nga Edi Rama. Balluku e ka kërcënuar 6 orë në zyrë Edi Ramën. Uroj që kreu i ri i SPAK të bëjë detyrën e tij pasi GJK ka kthyer në detyrë Ballukun, ajo ka mundësi të prishë provat dhe të intimidojë. Është detyrë e SPAK të ndryshojë masën me qëllim që ajo të mos prishë provat”, u shpreh Kuçana.

Përfaqësuesja e PD-së ka reaguar dhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke e cilësuar Endri Shabanin, avokat të Ramës.

Sipas saj, kreu i grupit parlamentar demokrat duhet të japë llogari pse deputetët hodhën firmat për një kandidaturë si Shabani, që ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të opozitës.

“Endrit Shabani është avokat i Ramës, PD bëri gabimin më të madh të saj duke dhënë firmat për të.

Këta deputetë duhet të japin llogari shumë shpejt para demokratëve.

Është detyra e PD tu shpjegojnë demokratëve se çfarë ka ndodhur me firmën, ti marrim dhe ti cojmë në shkollë.

Kreu i grupit parlamentar të japë llogari pse deputetët nuk u koordinuan por votuan një emër si Shabani, kur kishin dhe emra të tjerë në listën e kandidatëve për kreun e institucionit të Avokatit të Popullit.

Ilirjana Kuçana: Endrit Shabani është avokat i Ramës, PD bëri gabimin më të madh të saj duke dhënë firmat për të.

Këta deputetë duhet të japin llogari shumë shpejt para demokratëve.

Është detyra e PD tu shpjegojnë demokratëve se çfarë ka ndodhur me firmën, ti marrim dhe ti cojmë në shkollë.

Kreu i grupit parlamentar të japë llogari pse deputetët

E kam paralajmëruar vendimin e GJK, duke parë presionin e Ramës. Tashmë është i qartë dhe vendimi i Erion Veliajt. Gjykata Kushtetuese është kapur nga Edi Rama. Balluku e ka kërcënuar 6 orë në zyrë Edi Ramën. Uroj që kreu i ri i SPAK të bëjë detyrën e tij pasi GJK ka kthyer në detyrë Ballukun, ajo ka mundësi të prishë provat dhe të intimidojë. Është detyrë e SPAK të ndryshojë masën me qëllim që ajo të mos prishë provat.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb