Real Madrid vazhdon marshimin drejt titullit kampion, pas suksesit minimal 0-1 në fushën e Mallorcas. Los Blancos vuajtën shumë në pjesën e parë, madje regjistruan një rekord negativ, duke mos gjuajtur asnjëherë në portën e mbrojtur nga Rajkovic.

Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Ancelottit morën në dorë situatën, duke zhbllokuar llogaritë me mesfushorin francez, Tchouameni. Madrilenët kryesojnë me 78 pikë, 11 pikë më shumë se Barcelona që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave. Muriqi me shokë, në krahun tjetër, synojnë mbijetesën (Vendi i 15-të).

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: