Presidenti amerikan Joe Biden është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave për veprimet e tij. Këtë herë, gjatë vizitës së tij në Izrael, ai është ‘takuar’ me ajrin.

Në pamjet e transmetuara nga mediat e huaja, shihet se Biden pasi mbaron konferencën e tij për mediat, me homologun izraelit Isaac Herzog, kthehet anash dhe drejton dorën për të takuar dikë, edhe pse në fakt pas tij nuk kishte asnjë njeri.

Në ndihmë i ka shkuar menjëherë homologu i tij, i cili e ka ftuar që ulen të dy në karrige.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb