Napoli nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 me Genoa-n në Stadio Luigi Ferraris (Genoa), në takimin që shkoi për llogari të javës së katërt të Serie A. Vendasit nga Genoa mbyllën pjesën e parë në avantazh pas golit të Banit. Ekipi i Rudi Garcias pësoi golin e dytë në fillimin e pjesës së dytë nga Retegui, duke marrë kështu një goditje të rëndë.
Ishte Raspadori që ngushtoi shifrat në minutën e 76-të, ndërsa Politano vendosi përfundimisht ekuilibrat në minutën e 84-të. 5 minuta shtesë, 5 minuta shpresë për Napolin për të arritur te fitorja, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Kampionët e Italisë renditen në vendin e pestë, sakaq Genoa e sheh veten në mesin e tabelës. JS
(BalkanWeb)
