Barcelona nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Rayo Vallecanos së Ivan Balliut, duke marrë kështu vetëm një pikë në këtë ndeshje kampionati. Pushimi për shkak të impenjimit të kombëtareve duket se nuk i ka bërë mirë katalanasve, të cilët dështuan të korrin sukses këtë pasdite.

Në Campo de Futbol de Vallecas (Madrid), Lopez ndëshkoi portierin Inaki Pena, pas 39 minutash lojë. Lewandowski me shokë u përpoqën që të reagonin, por e kishin gati të pamundur. Madje, për të ardhur te barazimi, u desh një autogol i Lejeune në minutën e 82-të.

Mbrojtësi i kombëtares, Ivan Balliu ishte mes titullarëve në këtë takim, ndërsa në fund mori një vlerësim 6.9 për paraqitjen e tij. Sa i takon renditjes, ekipi i Xavit e sheh veten në vendin e 3-të me 31 pikë. Rayo ndihet mirë në mesin e tabelës, me 19 pikë.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: