Përtej atmosferës dhe mbështetjes për Kombëtaren shqiptare, në shkallët e stadiumit “Air Albania” pati vend edhe për një mesazh solidariteti.
“Tifozat Kuqezi” shpalosën një koreografi të veçantë në nderim të Erjon Vishkullit, i cili mbeti i plagosur në sy gjatë protestës studentore.
Me këtë veprim, tifozët zgjodhën ta shfrytëzojnë praninë e tyre në stadium për të përcjellë një mesazh mbështetjeje për Vishkullin.
Kështu, mbrëmja e ndeshjes Shqipëri-Finlandë u shoqërua jo vetëm me emocionet sportive, por edhe me një gjest që mori vëmendjen e tifozëve në “Air Albania”.
