Lazio nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertën e Veronës, ndeshje mjaft emocionuese deri në frymën e fundit por në fund të dyja skuadrat u pajtuan me një barazim.

Lacialët do mund të festonin në fundin e pjesës së parë. Ishte pikërisht Pedro që me një lëvizje të bukur dërgon topin në rrjetë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Sapo filloi pjesa e dytë, vendasit nga Verona do kundërpërgjigjeshin me Ngonge, pas një asist të Lazovic. Elseid Hysaj do ishte titullar në këtë sfidë, lojë mjaft e mirë e tij. Lazio renditet në vendin e katërt, Verona në vendin e 14-të.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb