Në Shkodër vijon aksioni i prishjeve të ndërtimeve për lirimin e hapësirave në kuadër të projektit të hyrjes së qytetit.
Drejtori i IMT për rajonin e Shkodrës Emiljano Nika shprehet se pas daljes së shpronësimeve tashmë janë 10 objekte të cilat do të prishen përgjatë gjithë vijës së sheshit të ndërtimit të hyrjes së qytetit.
Nika tha se është gjetur mirëkuptimi me pronarët e këtyre objekteve.
Ndërkohë drejtori Nika u shpreh se vijon aksioni edhe për lirimin e liqenit të Shkodrës.
“Kanë përfunduar të gjithë procedurat pe shpronësimit dhe sot ka nisur puna për prishjen e objekteve që bëhen pengesë për projektin. Janë 10 subjekte të shpronësuara dhe sot nis puna për prishjen e tyre. Vijojnë aksionin pa ndërprerje për pastrimin e liqenit dhe lumin Buna, pra vijon puna me dy fronte”, ka deklaruar ai.
Më përpara IKMT ka prishur edhe 11 objekte të tjera në hyrje të Shkodrës. Vlera e shpronësimeve në total kap shifrën e mbi 4 milion euro. Prishjet do të vijojnë deri në lirimin e plotë në sheshin për projektin e hyrjes së Shkodrës.
(BalkanWeb)
