Ndërsa Vladimir Putin ka vendosur të anashkalojë funeralin e Mikhail Gorbachev sot, një lider botëror ka vendosur të ndalojë sot në Moskë.

Victor Orban, nga Hungaria, ka udhëtuar drejt Rusisë për të bërë nderimet e tij. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka udhëtuar në Moskë më 3 shtator për të marrë pjesë në varrimin e ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbachev, tha zyra e tij.

Orban nuk pritet që të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë udhëtimit të tij në Moskë, raportuan mediat ruse duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Me sa dimë, ai do të fluturojë vetëm për t’i thënë lamtumirën e fundit Gorbachevit. Nuk ka pasur dëshira për takime”, i tha Peskov agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA Novosti.

Para luftës në Ukrainë, Orban kishte marrëdhënie të ngushta me Putinin dhe Hungaria është i vetmi vend evropian që ka rritur furnizimet e gazit nga Rusia që nga fillimi i konfliktit.

Putini nuk do të marrë pjesë në varrimin e Gorbachevit për shkak të agjendës së ngjeshur, tha Kremlini më 1 shtator.

Mikhail Gorbachev, vdiq në moshën 91-vjeçare. Ai ishte i njohur për hapjen e Bashkimit Sovjetik dhe për afrimin e tij me Perëndimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb