Mbrëmë në emisionin sportiv “Fair Play nga Ekeleida Zeko” në News 24, kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, tronditi opinionin me deklaratën e tij duke thënë se ndeshja Teuta-Laçi e cila do të luhet javën e ardhshme do të jetë e trukuar.
“Teuta do të fitojë kundër Laçit javën e ardhshme. Kjo sfidë do të kuotohet edhe në bastet sportive dhe ftoj të gjithë ata që luajnë baste të luajnë fitoren e Teutës”, deklaroi Xhelal Mziu.
Ai gjithashtu foli me rezerva ndaj takimit që Kamza luajti në fundjavë kundër Laçit. Kjo për arsyen se kishte disa vendime të kontestuara të arbitrit.
(e.k/BalkanWeb)
