Lufta në Ukrainë, e nisur që më 24 shkurt, ka lënë shumë ushtarë larg familjeve të tyre për muaj të tërë.

Që në fillim të agresionit, gratë, fëmijët dhe të moshuarit u larguan nga zonat e përfshira nga lufta, ndërsa të rinjtë dhe burrat u regjistruan si pjesë e ushtrisë në përpjekje për të çliruar vendin e tyre.

Një video e publikuar së fundmi në rrjet, tregon pamjet kur një ushtar ukrainas takon djalin pas gjashtë muajsh në betejë.

Ai i ka bërë familjes një surprizë pasi nuk i kishte treguar për ardhjen e tij. Në momentin e mbërritjes, i biri po luante me një motoçikletë të parkuar.

Më pas babë e bir u përfshinë në një përqafim i cili ka emocionuar rrjetin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb