Këtë të dielë u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të javës së pestë të Superiores.
Vllaznia ka mundur 2-0 Vorën, në ndeshjen e luajtur në Shkodër.

Sfida u zhbllokua nga Bekim Balaj në minutën e 28-të, me sulmuesin që përktheu në gol një 11-metërsh.

Në fillimin e pjesës së dytë, goli i Murataj me kokë vendosi një herë e mirë fatin e këtij takimi. Vllaznia renditet në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Vora është në vendin e pestë me 7 pikë.

Në ndeshjen tjetër në Vlorë, Flamurtari-Egnatia përfundoi 1-2 në favor të kampionëve të Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb