Të paktë ishin ata që mund të besonin se Vllaznia pas 7 javësh do të ishte në majat e klasifikimit, aq më tepër të mposhte Kukësin në këtë pikë të sezonit. Problemet financiare të trashëguara ndër vite, apo ndërtimi i një ekipi pa shumë buje e pa shumë emra të rëndësishëm shtonin dhe më shumë këto dyshime por ja që shkodranët aktualisht ndodhen në vendin e 2-të me 12 pikë, ku diferencën me kreun e bën vetëm golavarazhi.
Fitorja e fundit kundër Kukësit shton dhe më shumë euforinë në Shkodër, më të drejtë Vllaznia mund të shoh larg këtë sezon por trajneri Mirsad Jonus kërkon që ekipi të ruaj qetësinë dhe stabilitetin: “Vllaznia ka ndërtuar një skuadër të fortë. Tani e shoh që kemi humbur 2 pikë me Luftëtarin, kemi bërë gabim. Në të ardhmen mund t’i duam. Ekipi është i ri, por duhet të punojmë fort. Tani, me Partizanin do ketë edhe shumë tifozë. Kemi 15 ditë pushim, dhe të punojmë fort. Është e rëndësishme që Vllaznia të luajë qetë, dhe të stabilizohemi”.
Sinkron Jonuz
Pas një periudhe të errët ku për herë të parë në histori pësuan dhe rënien në inferiore, gjërat duket se më në fund kanë ndryshuar, të paktën për momentin: “Për shumë vite, ka pasur probleme, dhe ka rënë edhe nga kategoria. Tani situata është më e mirë. Kemi një gjendje psikologjike më të mirë tani, dhe problemet më të mëdha janë larguar. Plani im është që të stabilizohemi. Nuk dua të flas për objektiva të tjera.
(BalkanWeb)
