Brenda pak ditësh një ish i famshëm si Edi Martini nxjerr praktikisht jashtë loje Vllazninë duke i likuiduar fillimisht nga Kupa e duke i mposhtur sërish në kampionat, dy humbje që vendosin në pikëpyetje të madhe sezonin e ekipit shkodran. Kuqe blutë e kanë të pamundur të reagojnë në këtë fund sezoni, nuk njohin fitore që nga dita kur Mirsad Jonuz u largua, Hysen Dedja me gjithë dëshirën e mirë ende nuk po shijon fitoren e parë në krye të Vllaznisë. Pavarësisht këtij momenti të vështirë Dedja nuk ka ndërmend të dorëzohet do të përpiqet deri në fund të largoj Vllazninë nga zona “play out”:

Pas një kalendari të vështirë, shkodranët kanë mundësi të shijojnë fitoren e parë teksa të dielën udhëtojnë në transfertë përballë Luftëtarit, një kundërshtar i dorëzuar totalisht në këtë fund sezoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb