Emocione dhe spektakël në ndeshjet e Superiores. Vllaznia triumfoi 0-2 ndaj Partizanit, në sfidën e mbajtur në “Arenën e Demave”. Dodaj nderoi shkodranët me dy gola, të realizuar përkatësisht në minutat 82’ dhe 90’. Me këtë rezultat, ekipi i Edi Martinit është në vendin e parë me 56 pikë, ndërsa Partizani i katërti me 40 pikë.

Në sfidën tjetër, Egnatia mundi 3-0 Bylisin me golat e Daniel Adjessa. Me këtë sukses, rrogozhinasit e shohin veten në vendin e dytë me 54 pikë. Ballshiotët janë në vendin e shtatë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb