Vlora prej tri ditësh përballet me mungesë të furnizimit të ujit të pijshëm. Linja e transmetimit ka pësuar çarje të rëndë. Dëmtimi është i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm, ka lënë Vlorën pa furnizim me ujë prej tri ditësh, duke e bërë situatën të vështirë për qytetarët.

Banorët janë shprehur për News24 se situate është e papranueshme. Një qytet turistik të jetë pa ujë është alarmante.

Disa prej tyre janë kthyer edhe për festat e fundvitit dhe u është dashur të përballen edhe me një problematikë të tillë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga News24, qytetarët shihet tek mbushin ujë  ndërsa presin në radhë.

“Defekti duhet të rregullohet njëherë e përgjithmonë. Këtu është një vend turistik. Është shumë shqetësuese situata. Duhet të merren masa.  Sepse përgjegjësia siç duket nuk është në nivelin e duhur”, ka thënë një qytetar.

Rasti u denoncua edhe nga News24, duke bërë që të reagonte edhe drejtori i Ujësjellësit të Vlorës, Ermal Murati.

Ai ka bërë me dije se ende nuk është arritur të rregullohet defekti, ndërsa ka shtuar se po punohet për gjetjen e një rruge alternative për furnizimin e qytetarëve me ujë gjatë pasdites.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: