U zhvilluan edhe ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Superiore. Në Elbasan Arena, Vora triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Elbasanit.

Vendasit shënuan të parët me Kristi Qosen, në fillimin e pjesës së dytë. Mysafirët reaguan dhe vendosën ekuilibrat me Dakën, ndërsa përmbysja e madhe për Vorën erdhi nga Karrica.

Në Vlorë, Partizani rikthehet te fitorja, teksa mundi 0-1 Flamurtarin, falë një autogoli. Një sukses shumë i rëndësishëm për të kuqtë, pas një ecurie negative.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb