20-vjeçari Pavlin Preka nga fshati “Guci e Re” e Shkodrës është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës. Trupi është gjetur sot nga xhaxhai i tij, ndërsa ka dyshime se i riu është qëlluar disa ditë më parë.
BalkanWeb sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku prezente duken forca të shumta policore.
Preka jetonte i vetëm në banesën 2 katëshe, ndërsa mësohet se prindërit e tij ishin të divorcuar.
Ka qenë ora 15:00 e pasdites së kësaj të enjte kur salla operative e Policisë së Shkodrës ka marrë një telefonatë për vrasje me armë zjarri.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa autori mbetet i paidentifikuar.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(BalkanWeb)