BalkanWeb ka siguruar momentin e arrestimit të Kristjan Sterjos, 20-vjeçari që vrau Joan Zukon, mbrëmjen e së shtunës. Viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, ndërsa ngjarja tragjike erdhi pas një sherri mes të dyve.
Sterjo u arrestua në mesnatë nga policia e Korçës afër mitropolisë. Ai po kthehej në banesë për të marrë lekë dhe vazhduar arratinë.
Por ra në prangat e bluve pas 6 orësh duke u fshehur afër varrezave të qytetit, në zonën e quajtur “Fusha e Druve”.
