Policia e Nashville ka publikuar videon e momentit të sulmit në një shkollë para se të qëllonte gjashtë persona, duke përfshirë tre 9-vjeçarë. Audrey Elizabeth Hale u qëllua për vdekje pasi u përball me policinë në shkollën private të krishterë.

28-vjeçarja transgjinore jetonte në Nashville dhe ishte i armatosur me dy armë të tipit sulmues dhe një pistoletë.

Hale hyri në ndërtesë duke qëlluar përmes dyerve të saj përpara vrasjeve. Në video shihet se si 28-vjeçarja qëllon me armë në drejtim të dyerve dhe më pas futet në shkollë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb